Tre persona e sulmojnë fizikisht një të mitur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër të moshës së mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës

Tre persona dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht një person të moshës së mitur në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktimës i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast edhe ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e Kosovës i ka nisur hetimet për këtë rast.

“Viktima  kosovar, i moshës së mitur, është sulmuar fizikisht nga tre  të dyshuar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika