Tre persona raportohen të zhdukur në raste të ndara

Në raportin e saj 24-orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë raportuar të zhdukur në raste të ndara, në Pejë, në Gjakovë dhe në Leposaviq

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet për tre persona të zhdukur në raste të ndara.

Rasti i parë është në Pejë, ku një grua e ka raportuar të zhdukur motrën e saj dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.

PERSON I ZHDUKUR – Rr. Hoxhë Tahsini, Pejë 20.10.2023-13:50. Me datë 21.10.2023 ankuesja kosovare ka raportuar se me datën e cekur motra e saj kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.

Një burrë e ka raportuar të zhdukur djalin e tij në Gjakovë.

PERSON I ZHDUKUR –Rr. Pashko Vasa, Gjakovë. 19.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

Ndërsa, në Leposaviq një grua e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

PERSON I ZHDUKUR – Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja kosovare ka informuar se vajza e saj  është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika