Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur sot(e premte) në orët e hershme të mëngjesit.
“Obiliq 31.10.2024 – 01:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.