Tre persona të armatosur me AK-47 ia grabisin postierit 770 euro

Një 18 vjeçar punonjës i postës së shpejtë në një kompani private, ka raportuar se gjersa ishte duke u kthyer në shtëpi në fshatin Bablak të Ferizajt, të dielën është plaçkitur nga tre persona të armatosur me AK 47 apo kallashnikov. Për plaçkitjen e 770 eurove as viktima e grabitjes por as nga kompania nuk kanë folur për rastin. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet në disa pista

Pamje nga automjeti i postierit, RTV Dukagjini 23 mars 2023.

Porositë e postës së shpejtë bashkë me pazarin ditor e po ashtu veturën e punës e mbanë në oborrin e shtëpisë. Në fshatin Tërrn në Ferizaj.

Të dielën 18 vjeçari e përfundoi orarin e punës, por nuk arriti ta dorëzojë pazarin ditor, vlera 770 euro.

Rrugëtimin nga terreni për në shtëpi ia ndalën katër grabitësit.

“Ngjashëm sikurse ky drejtues i këtij automjeti, postieri ishte detyruar të e ulë shpejtësinë në hekurudhën që e ndanë fshatin Bablak në Ferizaj. Moment të cilin e shfrytëzuan grabitësit”.

Viktima e grabitjes pretendon se tre nga katër grabitësit ishin të armatosur me kallashnikov, apo AK 47, si dhe po e ndiqnin me një veturë “corsa” të verdhë, version të cilin e ka dhënë edhe për Policinë por nuk ka dashur që sot të flas para kamerës për Dukagjinin.

“Fillimisht është goditur vetura edhe viktima ka mendu që është aksident ndërsa kur ka dalë me e shiku nga mbrapa është grabitur dhe i është marrë kjo shumë e parave”, ka thënë majori Muhamet Jahiri.

Për grabitjen, Policia ka nisur hetimet në disa pista.

“Ka policia disa pista por persona të dyshuar nuk ka pasur, jemi duke punuar njësia e hetimeve rajonale është duke punu intensivisht me qëllim të ndriçimit të këtij rasti”, ka thënë tutje ai.

Edhe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për RTV Dukagjini e kanë konfirmuar se bashkë me Policinë kanë nisur hetime, por pa dhënë detaje mbi rezultatet.

“Referuar pyetjeve tuaja të parashtruara përmes telefonit lidhur me rastin e ndodhur më 22.03.2023, në fshatin Bablak, në Ferizaj, ju njoftojmë se Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e plotë të këtij rasti. Për informata tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me kohë”, thuhet nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndërkohë, njëri nga menaxherët e kompanisë me seli në Fushë-Kosovë gjatë ditës ka qenë i paqasshëm, përkundër interesimit për të marr ndonjë qëndrim lidhur me grabitjen.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika