Tre persona të lënduar rëndë nga një aksident trafiku në Shirokë

Tre persona janë të lënduar rëndë pas një aksident trafiku që ka ndodhur sot [e mërkurë] në fshatin Shirokë të Suharekës në mes një veture dhe një kamioni. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

Tre persona janë të lënduar rëndë pas një aksident trafiku që ka ndodhur sot [e mërkurë] në fshatin Shirokë të Suharekës, në mes një veture dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në orën 12:15 në Zonën Industriale në Shirokë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi u shpreh se për tërheqjen e njërit nga të lënduarit ka intervenuar Njësiti i Zjarrfikësve.

“Rreth orës 12:15 e kemi përdorë një aksident trafiku në Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një veturë e udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe dëme të mëdha material. Kanë intervenuar edhe ekipi i zjarrfikësve për tërheqjen e njërit prej të lënduarve. Të tre të lënduarit gjenden në Spitalin Rajonal në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

 

 

Pamje nga aksidenti

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika