Tre persona të vrarë dhe një i plagosur në një lokal në Shqipëri

Tre persona janë vrarë të shtunën në mbrëmje në një lokal në Memaliaj të Shqipërisë, në një sulm me armë zjarri, ka njoftuar policia. Një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Dyshohet se objektiv i sulmit në një lokal rreth orës 23:20 ishte një biznesmen, por të vdekur mbetën përveç tij edhe dy persona të tjerë. Top Channel raporton se dy viktimat e tjera janë një kamerier dhe një klient i lokalit.

Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj djalit të biznesmenit të vrarë në vendngjarje.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve që besohet se janë identifikuar. Sipas njoftimit zyrtar në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me veturën të cilën e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjej automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Policia gjithashtu ka ngritur postbllokë kontrollesh në të gjitha akset që mund të përdoreshin prej autorëve për tu larguar, në bashkëpunim edhe me drejtoritë e policisë së qarqeve, Fier, Vlorë dhe Berat./TopChannel

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika