Tre pjesëtarë të forcave të rendit vriten dhe katër të tjerë plagosen në Karolinën e Veriut

Tre oficerë të forcave të rendit janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në Karolinën e Veriut. Një oficer është në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme

Foto: AP

Policia e Karolinës së Veriut ka njoftuar se të hënën tre oficerë të forcave të rendit janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në qytetin Charlotte.

Shefi i Departamentit të Policisë në Charlotte-Mecklenburg, Johnny Jennings, në një konferencë për shtyp ka thënë se tre oficerët që u vranë ishin pjesë e një ekipi federal të përbërë nga oficerë të disa agjencive të shumta.

“Sot është një ditë absolutisht tragjike për qytetin Charlotte dhe për organet e rendit”, ka thënë Jennings.

“Sot ne humbëm heronj që punonin për të mbajtur komunitetin tonë të sigurt”, ka thënë ai.

Oficerët e vrarë kishin shkuar për të arrestuar një ish-të dënuar për armëmbajtje të paligjshme. Shefi i policisë ka shtuar se ata mbërritën në banesën ku ndodhej i dyshuari dhe ai hapi zjarr ndaj oficerëve.

Ata iu përgjigjën zjarrit duke vrarë të dyshuarin në oborrin e shtëpisë. Më pas në drejtim të oficerëve u hap nga brenda shtëpisë.

Pas një shkëmbimi të tensionuar, një ekip i forcave speciale SWAT hyri në shtëpi dhe mori në ndalim dy persona që ndodheshin brenda.

Jennings tha se besohet se të paktën njëri prej tyre kishte qëlluar mbi oficerët. Përveç tre oficerëve të vrarë, Jennings tha se katër pjesëtarë të Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg që shkuan në vendin e ngjarjes, u qëlluan.

Një oficer është në gjendje kritike, tre të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. /VoA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika