Tre policë lëndohen në aksident trafiku në Mitrovicë të Veriut

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicën veriore në Kosovë, ku një mashkull kosovar ka goditur veturën e Policisë së Kosovës, pasi nuk respektuar shenjat e rrugës. Tre zyrtarë policorë dhe shkaktari i aksidentit kanë pësuar lëndime trupore

Përplasja e policisë në Mitrovicë të Veriut Fotografia nga kossev.info

Policia e Kosovës ka thënë se mbrëmjen e datës 17 prill të vitit 2023, në Mitrovicën Veriore ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një person mashkull kosovar, duke mos respektuar shenjën e kryqëzimit me rrugën me përparësi kalimi dhe shenjën “stop”, ka goditur veturën zyrtare të Policisë.

Si rezultat i këtij aksidentit, i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, teksa kanë thënë se janë liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor.

Ndërsa, sipas raportit të policisë, institucionet kompetente janë njoftuar në lidhje me rastin.

“Aksident trafiku. Mitrovicë Veri 17.04.2023-20:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin me të arritur në udhëkryq, duke mos respektuar shenjën ‘Kryqëzim me rrugën me përparësi kalimi’ dhe shenjën ‘stop’, ka goditur veturën zyrtare të Policisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe tre zyrtarë policorë, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika