Tre rusë hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh, sulmojnë dy ushtarë shqiptarë

Tre rus kanë sulmuar tre ushtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë të cilët ishin duke ruajtur Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh të Shqipërisë. Sulmuesit dyshohet se janë agjent

Foto ilustrim

Dy ushtarë shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi janë përplasur fizikisht me tre shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë kanë dëgjuar lëvizje të dyshimta tek personat të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë në Gramsh, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprej dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Shtetasët e dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish uzina mekanike e Armeve).

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se dy prej ruseve janë kapur nga policia.

Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga Top Chanel bëhet me dije se njëri prej ruseve (i dyshuar) është kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika