Tri shtete në Australi urdhërojnë evakuimin pas përmbytjeve

Qytetarët e tri shteteve në Australi do të evakuohen, pas pëmbytjeve. Këto përmbytje vijnë nga një model moti "La Niña", i cili ka vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit

Pamje nga përmbytjet në Australi. Foto: BBC.





Në tri shtetet australiane, komunitetet janë urdhëruar të evakuohen pasi shiu i rrëmbyeshëm ka sjellë përmbytje të mëdha.

Gjatë kohës kur katastrofat po shpalosen, të paktën 500 shtëpi janë përmbytur, një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur. Këto përmbytje në Australi, të nxitura nga një model moti “La Niña” kanë vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit, ndërsa Victoria është goditur më keq këtë javë. Po ashtu, për shkak të përmbytjeve janë mbyllur shkollat dhe është ndërprerë energjia në tre mijë shtëpi dhe biznese.

Kryeministri i Australisë, Daniel Andrews, ka thënë se numri i shtëpive të përmbytura ishte “absolutisht i sigurt se do të rritet”, duke e quajtur atë një nga ngjarjet më të këqija të përmbytjeve të shtetit në këto dekada, raporton BBC.

Disa lumenj janë përmbytur gjithashtu në Tasmani, pasi ranë deri në 400 mm shi në disa zona në 24 orë. Ndërsa në Uellsin e Ri Jugor, rreth 600 njerëzve u tha të evakuoheshin nga qyteti i Forbes, ku pritej të përmbyten rreth 250 prona dhe biznese.

Ekspertët thonë se përmbytjet e fundit në Australi janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe një fenomen i motit “La Niña”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika