Tre të akuzuarve për vrasjen e Ivanoviqit iu vendoset masa e arrestit shtëpiak

Të akuzuarve për vrasjen e ish-udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, u janë dhënë masa të reja

Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq dhe Rade Basara nuk do të qëndrojnë më në paraburgim për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, udhëhequr nga Valon Kurtaj, ka marrë vendimin që të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb t’iu vendoset masa e arrestit shtëpiak pas 40 muajsh paraburgim.

Së bashku me të pandeurit në arrati, Zheiko BojiQ, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiqiç, të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Megjithëse seanca ishte planifikuar të mbahej në orën 9, ajo u shty për në orën 13:00.

Seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt të vitit 2020, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, më 6 prill 2020.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve duke kthyer çështjen në rivendosje.

Sipas Gjykatës së Apelit, i duhet dhënë mundësia prokurorit duke eleminuar kundërthëniet, për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

Më 10 nëntor të vitit 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, në të cilën thuhej se të pandehurit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, të tjerët në arrati dhe dy të panjohurit për organet e vendit, në mënyrë të organizuar kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardhur deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ai ishte udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”.

Bogdanoviq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit: U vra nga Lainoviqi, urdhërin e kishte dhënë Veselinoviqi

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika