Tre të dyshuar, prej tyre dy të mitur, janë ndaluar nga Policia pasi kanë sulmuar fizikisht një person në Fushë-Kosovë në orët e para të së premtes.
Pas sulmit, të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, por arritën të arrestoheshin.
Siç njofton Policia, dy prej tyre të mitur u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të cilët pas sulmit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dy nga ta të mitur dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit e mitur janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.