Tre të lënduar në aksidentin mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ky i fundit ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në fshatin Llapushnik

Ilustrim





Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, gjatë pasdites të së enjtes.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ky i fundit ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në fshatin Llapushnik.

“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, ai ka njoftuar se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika