Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në hyrje të Suharekës, këtë të hënë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se në aksident janë të përfshira tri vetura.
“Rreth orës 17:40 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale, së paku tre persona kanë marrë lëndime trupore”, tha ai.