Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur sonte më 26.02.2024, në rrugën nacionale në hyrje të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për kallxo.com, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”- ka thënë Zahiti.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:15.