Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjakovë – Prizren

Tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë

Aksident trafiku, foto ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën “Gjakovë-Prizren” përkatësisht në fshatin Slloven sot rreth orës 12:20.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj teksa ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Në rrugën Gjakovë-Prizren, tek vendi i quajtur “fshati Slloven”, rreth orës 12:20 është pranuar informatë për aksident trafiku. Menjëherë policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjakovë – Prizren ku përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar në Spitalin e Përgjithëshme në Gjakovë për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj për Portalin Dukagjini.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika