Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të hënën në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, të hënën e dy prillit.

Këtë për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në ngjarjen e ndodhur në fshatin Stanovc janë përfshirë dy automjete.

A child died in Istog, police are investigating the case
Ilustrim

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës të publikuar në raport, brenda 24 orëve të fundit është raportuar një aksident me fatalitet, teksa 19 të tjera konsiderohen me të lënduar, kurse 18 janë cilësuar me dëme materiale.

Statistikat e përgjithshme të policisë

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika