Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar

Foto ilustruese

Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen Emshir të Prishtinës ka pasur përleshje fizike në mes të disa personave.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se tre persona që kanë pësuar lëndime fizike janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike  në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti tha se bazuar në të dhënat e deritanishme 3 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe  të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

“Nga njësitet policore në stacion janë shoqëruar gjashtë persona që dyshohet se  kanë qenë të përfshirë në përleshje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti./Telegrafi/

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika