Tre të lënduar nga rënia e veturës nga rrethrrotullimi në “Lakrishtë” të Prishtinës

"Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekëso"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Prishtinë. Ku vetura ka rënë nga rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishtë”.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar së të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahemti.

Më tej, ajo ka theksuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika