Tre të vdekur dhe mbi 1 mijë e 800 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të martën e 27 korrikut tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 853 raste pozitive

q

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të martën ka informuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën tre persona shkak i infektimit me coronavirus.

Po ashtu, nga 4 mijë e 786  testime, 1 mijë e 853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Të mërkurën, janë shëruar 840 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 234 mijë e 61.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 10 mijë e 830.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 127 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 833 mijë e 865 doza të vaksinës.

Deri më tani, 824 mijë e 140 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq, doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 104 mijë e 491.

1 mijë e 187 raste me COVID-19 të martën në Kosovë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika