Tre të vdekur e mbi 200 të lënduar nga tërmeti 6.4 ballë Rihter në Turqi

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë të ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë të ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay, raporton Anadol Agency.

Soylu njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay.

Sipas AFAD, tërmeti i parë ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale (1704 GMT) në lagjen Defne të Hatay, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri ndodhi tre minuta më vonë, me epiqendër në lagjen Samandag të Hatay dhe një magnitudë prej 5.8.

Lëkundjet vijnë vetëm dy javë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaras.

Tërmetet vdekjeprurëse goditën 10 provinca të tjera: Hatay, Gaziantep, Malatya, Sanliurfa, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Elazig.

Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, me numrin e të vdekurve tani mbi 41 mijë sipas shifrave të fundit zyrtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika