Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit për shuarjen e zjarreve në Kaliforni

Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri, gjatë një misioni për shuarjen e zjarreve, në shtetin amerikan të Kalifornisë

Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri gjatë një misioni për shuarjen e zjarreve në shtetin amerikan të Kalifornisë, të dielën në mbrëmje.

Në incident janë të përfshirë dy helikopterë, të cilët u përplasën mes vete. Njëri nga ta arriti të ulej i sigurt në tokë, ndërsa i dyti u rrëzua, duke lënë të vdekur të gjithë personat në bord.

Hetimet e shkakut të aksidentit kanë nisur nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, ndërsa viktimat tashmë janë identifikuar.

Helikopteri që u rrëzua po përdorej për vëzhgim, ndërsa ai që arriti të ulej i sigurt po ndihmonte në shuarjen e zjarrit.

Të dy ishin kontraktuar nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri i Kalifornisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika