Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali

Automjetet e zjarrfikësve italianë pranë spitalit San Giovanni Evangelista, ku shpërtheu zjarri dhe shkaktoi vdekjen e tre personave në Tivoli, Itali, të premten pak para mesnatës, 8 dhjetor 2023. FOTO:AP

Tre njerëz të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital gjatë natës në qytetin Tivoli, në afërsi të Romës, raportuan mediet italiane të shtunën.

Një trup tjetër i pajetë u gjet në morg të spitalit që u kaplua nga flaka, San Giovanni Evangelista, por ajo viktimë besohet të ketë vdekur para së të shpërthente zjarri rreth orës 23:00 të premten, raportoi agjencia e lajmeve e Italisë, Ansa.

Brigada e zjarrfikësve ia doli t’i largojë rreth 200 njerëz nga ndërtesa e spitalit, përfshirë një grua shtatzënë dhe shumë fëmijë, shkruan Rel.

Të evokuarit u dërguan në spitale të tjera në pjesë të Romës për mjekim.

Të vdekurit – dy burra dhe një grua – ishin të moshës mes 76 dhe 86 vjeçe, sipas medieve lokale.

Brigada e zjarrfikësve njoftoi se e ka shkuar plotësisht zjarrin dhe se ka nisur një hetim për ta mësuar shkaktarin e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika