Tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në qytetin jugor të Ukrainës, Herson

Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve edhe një foshnjë, gjatë bombardimeve në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, tha të hënën guvernatori lokal, Oleksandr Prokudin

Një veturë e djegur si pasojë e sulmeve ruse në Herson, jug të Ukrainës, më 13 nëntor 2023.

Tre persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve edhe një foshnjë, gjatë bombardimeve në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, tha të hënën guvernatori lokal, Oleksandr Prokudin.

Në fund të vitit të kaluar, trupat ruse e braktisën qytetin e Hersonit dhe bregun perëndimor të lumit Dnjepër, por tani po i granatojnë rregullisht këto zona nga pozicionet në bregun lindor.

Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë granatimeve në pjesën qendrore të qytetit, tha Prokudin në “Telegram”.

Në një tjetër mesazh, guvernatori tha se një spital në qytet u sulmua nga rusët, ndërsa më herët të hënën një veturë u qëllua në periferi të Hersonit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën një foshnjë dymuajshe dhe nëna e saj.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”, duke përmendur sulmet e shpeshta ajrore dhe raketore ruse, në ditën kur Ukraina e shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit strategjik, Herson./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika