Tre turistë nga Kosova bllokohen nga bora në Valbonë, shpëtohen nga Policia shqiptare dhe Emergjencat Civile të Kosovës

Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar në malet e Valbonës në veri të Shqipërisë pasi kishin mbetur të bllokuar nga bora. Policia e Shqipërisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës kanë bashkëpunuar për shpëtimin e tyre

Tre turistë nga Kosova janë shpëtuar pasi kishin mbetur në një terren të mbrehtë në veri të Shqipërisë, përkatësisht në malet e Valbonës.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se turistët kosovarë u shpëtuan pas një angazhimi të tyre në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës.

“Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 turistë nga Kosova, duke eksploruar alpet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve”, thuhet në njoftimin e Policisë përcjell Euronewsalbania.

“Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur ‘Ura Pojanes’, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika