Tregimet egjiptiane, mashtrimi i magjistares

Në Muzeun më të famshëm në botë, atë të Luvrit përveç ekspozitave të shumta e diskutimeve mbi artin, rrëfehen edhe tregime dhe gojëdhëna të ndryshme

Ilustrim

Një ndër to, është edhe “Tregimet egjiptiane, mashtrimi i magjistares”, në të cilën flasin për një perëndeshë, të quajtur Isis.

Është Louise Mila, nga Muzeu i Luvrit, e cila ka treguar rreth kësaj historie, skulptura e së cilës është e vendosur tanimë në Muzeun e Luvrit.

“Kur shëtisim nëpër Luvër, rreth e qark, perënditë dhe perëndeshat na ruajnë. Njëherë e një kohë ishte një perëndeshë shumë e zgjuar. Ata thonë se ajo ishte më e zgjuar se një milionë burra, më e mençur se një milionë shpirtra’’.

”Kjo ishte Isis, magjistarja e madhe. Por, ajo kishte një anë të errët: të rrëzonte babanë e saj, Ra, perëndinë e krijimit. Dhe Isis e dinte që, për ta bërë këtë, ajo duhej që të zbulonte emrin e tij sekret. Çdo ditë, Isis shkoi nëpër Egjipt për të vëzhguar krijimin e babait të saj. Pra, ajo e ndoqi fshehurazi. Dhe një ditë kur ai ishte shumë i lodhur, ajo u vendos në fronin e tij, dhe meqë ishte shumë i vjetër, atë e zuri gjumi”, ka thënë Mila.

Louise, tregon për historinë mizore, se si zhvillohet lufta për pushtet. Se si e bija bën të pamundurën për të rrëzuar babain e saj nga froni. E si pikërisht historia e kësaj perëndeshe është kthyer në skulpturë.

“Perëndesha që po shihni në këtë muze, me magjinë e saj krijoi një gjarpër. Ajo i dha jetë. Më pas, ajo mori gjarprin dhe e vendosi në udhëkryq, ku ajo ishte e sigurt se babai i saj do të kalonte. Ditën tjetër, Ra mbërriti në atë vend dhe meqë ishte shumë i vjetër, sytë e tij ishin të turbullt, ai nuk mund të shihte’’.

”Gjarpri iu afrua dhe e kafshoi mizorisht këmbën e Ra. Ra nuk kishte ndjerë kurrë një dhimbje të tillë. Ai dha një britmë që jehoi nëpër qiell dhe të gjithë perënditë erdhën dhe thanë: Çfarë ka ndodhur? Dhe Ra nuk mund të përgjigjej. Ai ishte i nxehtë si zjarri, sytë e tij u turbulluan. Pra, ai mori kontrollin e vetes dhe tha: ‘Fëmijët e mi, këtu është një krijesë që zemra ime nuk e di, që duart e mia nuk kanë krijuar, që sytë e mi nuk i kanë parë, që më ka kafshuar. Kurrë nuk kam ndjerë një dhimbje të tillë’ ”,- ka shtuar Louise Mila.

Ajo nëpërmjet kësaj historie ka thënë se dëshiron të tregojë historinë e skulpturave që artistët i punojnë. Që të dinë edhe vizitorët se çfarë fshehët brenda tyre.

“Secila skulpturë ka një domethënie. Secila nga to mban histori. Edhe kjo e Isis-it. Isis tentonte që në ato dhimbjet e vdekjes së të atit të tregonte emrin sekret. Ai kur thirri gjithë fëmijët e tij, ju tha: Ora është e rëndë, sepse mbaj emrin tim sekret brenda trupit tim.’’

”Le të vijnë tek unë të gjithë fëmijët e mi magjistarë. ‘Tani, midis të gjithë magjistarëve, ishte Isis. Ajo u shtir sikur u habit, ajo tha: ‘Baba, nëse e gjej fajtorin, Do ta ndëshkoj me fuqitë e mia magjike. Dhe Ra, i cili po vuante një mijë vdekje, tha: ‘Isis, të lutem, më ndihmo, të më shërosh!’’.

Mila tutje thotë ”Isis u përgjigj: ‘Atë, për të të shëruar, duhet ta di emrin tënd sekret. Ra ngurroi, por dhimbja e tij ishte e tillë që ai pëshpëriti në veshin e Isis atë që askush nuk e dinte. Isis buzëqeshi, mori helmin nga venat e babait të saj dhe që nga ajo ditë ajo u bë padronia e perëndive. Magjistarja e madhe, e vetmja që e njeh Ra-në me emrin e tij të vërtetë”.

Louise Mila, ka thënë se këto tregime do të vazhdojnë edhe për një kohë në Muzeun e Luvrit, sepse dëshirojnë që t’i tregojnë historitë e pazbuluara më parë të skulpturave të vendosura nëpër muzetë më të njohur nëpër botë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika