Trençevska: Ata që janë në grevë, duhet të paguhen nga SASHK-u

Trençevska shtyn SASHK-un që të paguajë punëtorët të cilët janë në grevë

Jovanka Trençevska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka thënë se e drejta për grevën e arsimit e cila po mbahet prej disa ditësh në Maqedoninë e Veriut, është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie të punës dhe marrëveshjet kolektive për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve.

Ajo theksoi se punëdhënësi duhet t’i paguajë kontributet, por pagën neto të secilit të punësuar duhet ta paguajë Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Maqedonisë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska

”Neni 240 jep të drejtën e grevës, dhe neni 241 i referohet faktit që sindikata duhet të paguajë rrogë. Kjo është një grevë për të kërkuar avancimin e të drejtave të punëtorëve. SASHK me vendimin për grevë kërkon harmonizim me pagën minimale, ndërsa ligji për pagën minimale ka afat prej gjashtë muajsh për harmonizim”, ka thënë Trençevska.

Ndër të tjerash, ajo ka deklaruar se nga punëtorët në çerdhe është kërkuar që të mbahet evidencë se kush janë në grevë, në mënyre që shteti të mund t’ua paguajë rrogat atyre që kanë shkuar në punë rregullisht, e të tjerët t’ia kërkojnë SASHK-ut.

Ndryshe, është dita e nëntë që nga fillimi i kësaj greve, pas kërkesës së SASHK-ut, për ngritjen e pagave për 18 për qind, të cilën e kishte refuzuar Qeveria, duke ofruar vetëm 10 për qind të mësimdhënësve.

Maqedoni: SASHK-u vazhdon grevën në arsim

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika