Trendafilova sot për vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, do të jetë për vizitë sot në Kosovë, ndërsa PSD-ja ka paralajmëruar protestë ndaj vizitës së saj

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë, Ekaterina Trendafilova

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, do ta vizitojë të mërkurën Kosovën.

Ajo pritet të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile.

Por, ky takim mund edhe të mos realizohet.

Është Partia Socialdemokrate, ajo që po kundërshton ardhjen e saj në Kosovë.

“Ironia më e madhe është vizita e Trandafiloves në Kosovë në kohën kur krerët e Kosovës po mbahen në Hagë. Në kohën kur krerët e Kosovës po mbahen të izoluar në Hagë dhe tashmë atyre u është ndalu edhe takimi me njëri-tjetrin, po u shkelet çdo e drejtë që i takon të burgosurve dhe nuk ka kuptim me pritë kryetarin e kësaj Gjykate”, ka thënë Bardh Ahmeti nga PSD-ja.

Ajo çfarë dihet deri më tani është se pas takimit me shoqërinë civile, do të ketë edhe një konferencë për media.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika