Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm

Gjykata Speciale mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm ka bërë të ditur kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, gjatë një diskutimi me shoqërinë civile në Prishtinë.

Sipas saj, gjykatësit e Speciales mund të mbështetën në Kodin Penal të Kosovës.

“Gjykata mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm. Gjykatësit mbështeten në Kodin Penale të Kosovës dhe mund ta marrin në konsideratë”, ka thënë Trendafilova.

Gjithashtu, ajo komentoi edhe kërkesën urgjente të Prokurorisë për ndërprerjen e të gjitha vizitave dhe komunikimeve për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Megjithatë, nuk komentoi edhe dënimin prej 26 vjetësh për Salih Mustafën.

“Nuk ka pasur asnjëherë presion, ndërhyrje në atë që ne bëjmë. Ne udhëhiqemi nga ligji dhe nga faktet e çështjes, kaq, dhe këtë e pohoj për të gjithë kolegët, për të gjithë gjyqtarët. Unë nuk po i mbroj ata. Ju duhet të jeni të sigurt se unë jam shumë e vëmendshme kur vëzhgoj, sepse është interesante për mua, është e rëndësishme kur t’ju takoj është mirë të kem përgjigje bazuar në përshtypjen time personale se si zhvillohet seanca. Për këtë, jam absolutisht, plotësisht e sigurt se nuk ka asnjë ndërhyrje”, ka deklaruar ajo.

Më tej, Trendafilova ka shtuar se gjyqtarët e dhomave të specializuara nuk do të komprometojnë asnjëherë zbatimin e drejtë të ligjit.

“Gjyqtarët e dhomave të specializuara nuk do të komprometojnë kurrë zbatimin e drejtë të ligjit dhe vërtetimin e së vërtetës. Dhe në një kohë që do të vijë, do të takohemi dhe nuk do të turpërohem të përballem me ju, ju që më thoni, në fakt kjo nuk është e vërtetë. Por kjo është se si funksionon. Nuk është e mundur, për shembull ajo që ka ndodhur javën e kaluar me z. Thaçi, z. Veseli dhe z. Selimi, për të cilët, është marrë vendim i ndërmjetëm nga gjyqtarët. Vendim i ndërmjetëm për t’u izoluar dhe gjithashtu për t’u kufizuar në komunikimin e tyre pa diskutim, absolutisht me avokatët e tyre, nuk ka dyshim për këtë dhe me disa familjarë.

Por, gjyqtarët dhanë, siç thonë ata, vendim të ndërmjetëm. Pse? Sepse donin të merrnin një justifikim të duhur, domethënë të siguronin fakte dhe prova nga prokurori specialist që i sheh me këtë kërkesë urgjente, me këtë ‘mocion urgjent’ – kështu u quajt”, ka deklaruar ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika