Blogeret e TikTok dhe Instagram, kanë pushtuar rrjetet sociale me modelin më të ri të vathëve. Vathët nga floriri po pushtojnë jetën e femrave dhe grave nga e gjithë bota.
Vathët original, të dashur nga të gjitha, janë vathët e arit Bootega Veneta, siç po i përdor edhe Kendall Jenner.
Vathët që janë bërë trendi i vitit 2022, janë me forma dhe madhësi të ndryshme. Më poshtë do të shihni disa nga modelet më të preferuara të vathëve, të cilat pritet që shumë shpejtë të pushtojnë trendin e bizhuterive.
Këta vathë njihen si “Vathë loti”, që quhen kështu për shkak se kanë formë të lotit. Ndërkaq në pjesën e poshtme kanë një hije e cila reflekton pastërtinë sikurse loti i njerëzve.
Një model tjetër i vathëve janë këta që po shihni lartë, vathë në formë ovale të përshtatshëm dhe komod për vesh.
Vathë më ndryshe dhe më interesant janë këta që po shihni në fotografinë lartë, në formë unaze dhe të bukur nga të dyja anët.
Ndër llojet e tjera të vathëve nga floriri janë këta që po shihni lartë. Këta vathë kanë një gur të vendosur në pjesën e përparme që i bën të duken më të mirë dhe më të shkëlqyer, ndërkaq është gjithashtu edhe pjesa e përparme nga brenda që ka një ngjyrë të gjelbër e cila xixëllon nga para duke reflektuar kështu çiltërsi natyrore.
Kohët e fundit trendi i bizhuterive po kaplon unazat dhe byzylykët për qafë që mbajnë formën e gjarpërit. Madje tashmë edhe vathët kanë filluar të shfaqen me këtë formë.
Vathë interesant të cilët nga para reflektojnë një gjarpër të shëndritshëm dhe unik.
Një model tjetër i vathëve që i përket trendit të këtij viti janë edhe ata kundrejt loti, ndryshe nga vathët në formë loti që u prezantuan më lartë, vathët kundrejt loti kanë dy ngjyra, atë ari dhe atë të zezë. Preferohen më shumë në ndonjë ditë që ju mund të ndiheni edhe mirë edhe keq nga gjendja emocionale.
Megjithatë ngjyra e zezë e këtyre vathëve reflektohet më pak se ajo e arit, pasi pjesa më e madhe ka ngjyrë ari, të shndërritshme dhe të mahnitshme. Ndërkaq vathët kanë formë ovale, të thyer lartë dhe te rrumbullakët nga prapa. Megjithatë konsiderohen si shumë praktik për veshë dhe të përshtatshëm për ndeja me afate të gjata kohore.