“trenat”
Kjo është fjala e vetme, që nisi një sërë postime me një fjalë nga markat dhe përdoruesit e Twitter-it gjatë dy ditëve.
Ky trend, i emërtuar si “Brands Tweting One Word” në bazën e të dhënave të trendëve Know Your Meme, ishte pjesë e një fushate marketingu nga kompani të verifikuara në Twitter.
Markat përdorën trendin për të përshkruar veten me një fjalë të vetme.
“Know Your Meme” vlerëson Amtrak si të parin që filloi këtë trend në Twitter, duke përdorur vetëm fjalën “trenat”, përpara se kompanitë e tjera të verifikuara të hidheshin në këtë trend.
trains
— Amtrak (@Amtrak) September 1, 2022
Ndërsa, kompanitë të tjera amerikane si rrjeti i ushqimeve Wendy’s, e përshkroi veten me fjalën “burgers”.
burgers
— Wendy’s (@Wendys) September 1, 2022
Ndërsa, Radioja Publike Kombëtare në ShBA thjesht postoi fjalën “radio”.
radio
— NPR (@NPR) September 1, 2022
Edhe Washington Post, një nga mediat më të respektuarat të lajmeve në ShBA postoi vetëm fjalën “lajm”.
news
— The Washington Post (@washingtonpost) September 1, 2022
Kësaj iu bashkëngjit edhe ekipi i mediave sociale në NASA, kur në faqen e tyre postuan fjalën “univers” për më shumë se 61 milionë ndjekësit e tyre.
universe
— NASA (@NASA) September 1, 2022
Përveç këtyre, edhe presidenti amerikan Joe Biden postoi fjalën “demokraci”, diçka që ai ka frikë se ShBA-të janë nën kërcënim për shkak të “ideologjisë ekstreme” të Donald Trump, dhe mbështetësve të tij.
democracy
— President Biden (@POTUS) September 2, 2022
Gjithashtu edhe presidenti ukrainas iu bashkëngjit këtij trendi, i cili postoi fjalën “liri”, pasi Ukraina në shkurt të këtij vit u pushtua nga Rusia. Dhe kjo fjalë përshkruan më së miri atë se çfarë dëshiron Zelensikyy dhe populli ukrainas.
Freedom
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 2, 2022
Gjithashtu edhe faqja e zyrtare e shtetit ukrainas postoi fjalën “fitore”, kështu duke përshkuar atë çka po dëshirojnë, të fitojnë luftën dhe të jenë të lirë.
victory
— Ukraine / Україна (@Ukraine) September 2, 2022
Këtij trendi iu bashkëngjit edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila postoi fjalën “liri”.
Freedom
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 2, 2022