Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë, s’ka të lënduar

Në aksidentin në zonën industriale në Prishtinë, ku të përfshirë kanë qenë një tren dhe një veturë, nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale

Ilustrim

Rreth orës 08:00 të ditës së sotme, në zonën industriale në Prishtinë, një veturë është aksidentuar me një tren.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga ky aksident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika