Trepça ’89 kërkon fitoren në tavolinë, thotë se Feronikeli ’74 ka bërë transferime ilegale

Trepça '89

Klubi futbollistik KF Trepca ’89, është duke pretenduar se skuadra Ferronikeli ’74 nuk ka pasur të drejtë të bëjë transferime, duke u bazuar në rregulloret e FIFA-s dhe FFK-së.

Kjo ankesë e mitrovicasve vjen pas humbjes 1:0 nga Ferronikeli ’74 në kuadër të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, duke u eliminuar kështu nga gara.

Me ankesën e tyre, ata po kërkojnë që fitoren ta marrin “në tavolinë” automatikisht.

“Ne do ti shfaqim dhe provat të cilat i posedojmë që mbështesin ankesën tonë, prova të cilat i posedojmë nga vet llogaria e Klubit në sistemin e Transferimeve Internacionale të FIFA-së, Transfer Matching System (FIFA TMS) dhe sistemin e Transferimeve Kombëtare të Federatës së Futbollit të Kosovës e cila është nën operimin e FIFA-së, FIFA CONNECT (FIFA CMS)”, thuhet në njoftim.

Trepca ’89 pretendon se ekipi Ferronikeli ’74 a llogari të mbyllur të transferimeve nga vet FIFA në FIFA TMS.

“Ku më së miri shihet se si Klubi Futbollistik FERONIKELI 74 ka llogari të mbyllur të transferimeve nga vet FIFA në FIFA TMS dhe shfaqim llogarin tonë se si duhet të duket kur nuk ke llogari të mbyllur (ndales) për transferime nga FIFA, të njejtën do ta shfaqim edhe në FIFA CMS sistemi i transferimeve të mbrendshme FFK  se si shfaqet kur ke përfunduar gjithë detyrat për regjistrimin e futbollistit në FFK dhe jo vetëm kërkesën”, thuhet në njoftim.

Si provë shtesë mitrovicasit kanë paralajmëruar edhe shfaqjen e një dokumenti nga FIFA ku në të kaluarën ishte dënuar vetë ekipi i Trepçës ’89.

“Dhe pas gjithë këtyre provave do ta shfaqim një faqe nga dokumenti i FIFA për një rast në të kaluarën ku jemi dënuar nga vet FIFA dhe tregon se si edhe FFK e ka të obligueshme bllokimin e sistemit të transferve të brendshme”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mblidhet këtë të martë ku do të shqyrtohen ankesat e klubeve për ndeshjet e Kupës së Kosovës, përfshirë këtu edhe ankesën e Trepçës ’89.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika