Trepça fiton sfidën e parë të serisë finale të ‘play-offit’ ndaj Pejës

Trepça në ndeshjen e parë të serisë finale të "Play-Off" ka fituar me rezultatin 94-86 kundër Pejës

Trepça ka regjistruar fitore prej 94-86 në ndeshjen e parë të serisë finale të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në basketboll kundër Pejës.

Në takimin e zhvilluar në palestrën “Minatori” të stërmbushur nga tifozët në Mitrovicë, ‘Xehetarët’ shfrytëzuan terrenin vendas për të regjistruar fitore.

Çereku i parë i takoi skuadrës nikoqire që e mbylli me epërsi (24-19). Në pjesëlojën e dytë, pejanët u rikthyen (23-29) për të shkuar në pushim me avantazh 47-48, raporton Telegrafi.

Edhe çereku i tretë ishte në favor të mysafirëve (18-21), të cilët e ngritën epërsinë në 65-69.

Mirëpo, në fraksionin e fundit, vendasit u rikthyen (29-17) për ta fituar gjithë ndeshjen me tetë pikë epërsi 94-86.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika