Trepça fituese e “dramës” në palestrën “Minatori”

Trepça ka shënuar fitore të madhe, duke mundur Pejën me rezultat 97:90, duke kaluar kështu në epërsi 2:1 në “Play-off” të finaleve

Trepça ka fituar ndeshjen dhe ka triumfuar në “dramën” në palestrën “Minatori”, me rezultat 97-90 kundër Pejës.

Tashmë rezultati i ndeshjeve është 2-1 në të mirë të verdhezinjve, teksa përballja e radhës zhvillohet të dielën në Pejë.

Pra, skuadrës nga Mitrovica i duhet vetëm një fitore për të rifituar titullin kampion pas një pritjeje prej 11 vjetësh.

Drilon Hajrizi pati paraqitje fantastike, duke e udhëhequr Trepçën drejt fitores me 28 pikë të shënuara dhe 7 kërcime. Hajrizin e kanë ndihmuar edhe Mikaile Tmushiq dhe Will Daniels.

Tmushiq e mbylli ndeshjen me 24 pikë, ndërsa Daniels me 15 pikë e 5 kërcime për këtë fitore shumë të rëndësishme.

Ndërsa, më të mirët te mysafirët ishin Brad Waldow me 17 pikë e pesë kërcime dhe Devoe Joseph me 21 pikë.

Atmosferë e zjarrtë në palestrën “Karagaç” në ndeshjen e dytë finale: PEJA – TREPÇA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika