Trepça i drejtohet tifozave një ditë para finales: Jeni lokomotiva jonë

Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e spektakli të garantuar të fianles së pestë ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit ku edhe do të përcaktohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e spektakli të garantuar të finales së pestë ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ku edhe do të përcaktohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë takuar katër finale dhe rezultati mes dy klubeve është 2-2, andaj finalja e pestë do të qartësojë gjithçka.

E një ditë para ndeshjes, klubi nga Mitrovica, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje sa më të madhe në këtë finale.

“Me ju në krahë, jemi një fitore afër titullit. Na presin 40 minuta të zjarrtë, 40 minuta angazhim maksimal, përkushtim, dëshirë e vetëmohim. Por, edhe 40 minuta të përkrahjes së paparë nga tribunat, nga lojtari ynë i gjashtë, nga tifozët që i ka lakmi secili klub në Evropë… nga ata që janë lokomotivë e Trepçës së madhe”, thuhet në postim.

 

Ylli dominon në pjesën e dytë dhe barazon gjithçka ndaj Trepçës, titulli vendoset në “Minatori”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika