“Trepça” largon përkohësisht nga puna një tjetër punëtor për shkelje të rëndë të detyrave

Ndërmarrja publike “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor për mungesë të pajustifikuar dhe shkelje të rëndë të detyrave të punës

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se të martën se ka larguar përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, inicialet e të cilit janë I.S.

Ky veprim është bërë me vendim të kryeshefit ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., shkruan Telegrafi.

“Me datën 19.11.2024 z.I.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7217 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika