Trepça thotë se po punon për pagat e minatorëve grevistë, qeveria hesht

Qeveria ka vazhduar heshtjen për grevën e minatorëve të Trepçës, e cila është në ditën e 21-të. Minatorët kanë vazhduar kërkesat ndaj ekzekutivit për ndihmë, pasi thonë se menaxhmenti i ndërmarrjes nuk po u bën zgjidhje. Kurse ky i fundit thotë se po punon për një zgjidhje afatgjate

Tash e 21 ditë, Trepçën e ka pushtuar qetësia.

Kjo pasi minatorët po qëndrojnë aty vetëm fizikisht e nuk po punojnë, ngase për këtë të fundit ka dy muaj që nuk janë paguar.

E ndonëse nëntokën e ka vizituar tash e 30 vjet e ndonjëherë edhe ka pranuar lajmin se pagat mund t’iu vonohen, Gani Osmanit për herë të parë po i ndodhë mos ta marrë pagën dy muaj.

“Këtë muaj nuk ka pas informacion mirëpo është hera e parë që nuk kemi punu 21 ditë. Mas lufte s’ka ndodhë mos me punu tre javë dhe është hera e parë që dy pagan a kanë metë borxh. Është hera e parë që, na restorant nuk kem, na i dhajnë mjetet për ushqim. As ato nuk na i kanë dhënë. Për familje s’kanë e tash as për vete”, ka thënë Gani Osmani, Minator.

E thirrja e tij për Qeverinë mbetet e njëjta tash e dy muaj.

“Minatorët janë në gjendje kritike ekonomike. I kanë fmitë n’shkolla, i  kanë kreditë e po i sanksionojnë bankat, ka me qira, janë lodhë e nuk po dinë nga t’ia mbajn. I bëj apel Qeverisë, që të bëhemi bashkë e të bëhet zgjidhje që mos me pas na telashen e pagave”, ka thënë Gani Osmani, Minator.

Megjithatë, lidhur me moskezekutimin e pagave, minatorëve i është dhënë një arsyetim.

“Menaxhmeti ditën e 9-të ka dalë tek minatorët, arsyetimi ka qenë që s’kemi para, vazhdojmë me punu. S’na kanë dhanë datë se kur del rroga dhe kemi ardhë në situatën që po dalim në muajin tjetër pa rrogat e muajit paraprak”, ka thënë Fevzi Ademi, Minator.

Ndërmarrja thotë se e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe se po punon intensivisht për t’iu përgjigjur asaj, por as këtë herë nuk ka dhënë afat për zgjidhjet e situatës.

“Bordi Mbikëqyrës i cili ka marrë detyrën këtë muaj, po punon ngushtë me menaxhmentin për të zbatuar një plan veprimi emergjent dhe po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me aksionarët-Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe punëtorët, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes “Trepça”.

Në këtë komunikatë gjatë së martës, Trepça thotë se gjendja financiare është rënduar nga performanca e ulët e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara.

Tejkalimi i situatës, sipas ndërmarrjes, kërkon reforma të menjëhershme që sjellin stabilitet operativ dhe financiar.

Për situatën dhe veprimet e mundshme, televizioni ka pyetur ministrinë e Ekonomisë, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika