Tri aksidente me fatalitet raportohet të kenë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë.
Kjo u bë e ditur përmes raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës.
Aksidentet kanë ndodhur në Podujevë, Prizren dhe Klinë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, në Podujevë një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.
Në këtë aksident kanë pësuar lëndime trupore edhe tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
“Podujevë 06.07.2023-19:30 – Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti në trafik.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Autostrada, Ibrahim Rugova Suharekë -Prizren 06.07.2023-10:00. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të trafikut. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërkaq, po në këtë ditë një person ka vdekur në fshatin Videjë të Klinës, si pasojë e një aksidenti në mes të trenit dhe një veture.
Siç njofton policia, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Klinë 06.07.2023-12:45. Raportohet për një aksident trafiku në mes trenit dhe një veture civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar i cili është dërguar në emergjencën e spitalit Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e përditshëm të policisë.