Po vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në pikat kufitare për të dalë nga territori i Kosovës.
Në pikën kufitare në Merdar, pritjet arrijnë deri në tri orë e gjysmë, sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Edhe te Dheu i Bardhë situata është e ngjashme, ku qytetarët po presin deri në dy orë.
Në Mutivodë koha e pritjes shkon deri në dy orë, ndërsa në Jarinjë qytetarët presin deri në një orë për të kaluar kufirin.
Në Muçibabë, pritjet janë deri në 50 minuta.
Pavarësisht fluksit, në disa pika të tjera kufitare si Glloboçica, Hani i Elezit dhe Vermicë, pritjet janë minimale, deri në pesë minuta.