“Tri parimet kushtetuese që janë duke u dhunuar nga Gjykata Speciale”

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se, drejtësia e Gjykatës Speciale, duhet të jetë në thonjëza pasi është duke i dhunuar tri parime Kushtetuese

Gjykata Speciale

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se shqiptarët e Kosovës e duan drejtësinë ndërkombëtare pasi kanë vendosur standard duke dhënë dorëheqje nga postet e tyre.

“Kemi dy kryetarë të Kuvendit edhe një president, një Kryetar të Grupit Parlamentar, të cilën këtë kanë bërë sepse kanë shkuar të mbrojnë drejtësinë e luftës së tyre kanë besuar se është e drejtë”, ka deklaruar Selimi.

Sipas Selimit, 85 deputetë kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale sepse kanë besuar në drejtësinë e kësaj.

Ai ka thënë se tri parime kushtetuese janë duke u dhunuar nga Gjykata Speciale.

“Çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë, çdo kush që privohet nga liria ka të drejtë të dije arsyet, çdo kush që arrestohet ka të drejtë të gjykohet brenda një periudhe të arsyeshme kohore”, ka thënë Selimi në Debat Plus.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi

Ndërsa, Selimi ka thënë se Gjykata Speciale është duke e luajtur rolin si një shtet mbi shtet në të cilin po bëhet gjithçka përveç drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika