Tri pikat e BE-së, Escobar: Kemi indikacione pozitive se Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, Kurti duhet të bindet pak më shumë

Escobar vlerëson se është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai që duhet bindur pak më shumë rreth pranimit të tri pikave të BE-së

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gabriel Escobar, ka deklaruar se ka indikacione pozitive që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mund ta pranojë planin trepikësh të Bashkimit Evropian janë evidente.

Në një intervistë për Jutarnjilist, Escobar vlerëson se është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai që duhet bindur pak më shumë.

“Kemi indikacione pozitive se presidenti Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri Kurti duhet të bindet pak më shumë”, tha Escobar.

Ky i fundit ka vlerësuar se pala kosovare e njëherit, edhe ajo serbe, mund të humbasin mundësi të shumta në rast të mosplotësimit të kërkesave të BE-së.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura që do të humbasin të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë largim nga partnerët e ngushtë ndërkombëtarë dhe largimi i Serbisë nga hyrja në BE.

Escobar ka theksuar se investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë.

Kujtojmë se tri kërkesat e BE-së përfshijnë tërheqjen e njësive speciale, kryerjen e detyrës jashtë objekteve komunale nga ana e kryetarëve të rinj në veri dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pak ditë më parë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vizituar Kosovën.

Ai ka thënë se ka mirëkuptim nga pala kosovare për të ecur përpara në tri pikat e prezantuara nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika