Tri raste të dhunës në familje u raportuan në Polici në 24 orët e fundit

Për vetëm 24 orë në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Në Obiliq një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës se ka pasur dhunë psikike nga bashkëshortja e tij. Prokurori i rastit i ka intervistuar palët dhe hetimet po vazhdojnë.

Në Gjakovë prindi ka raportuar se djali ia ka vënë zjarrin çatisë së shtëpisë. Njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë  shuar zjarrin. Rasti po hetohet.

Ndërsa, Policia njoftoi se në Fushë-Kosovë një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet si “dhunë në familje”.

“Viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj,  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika