Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar tri raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 837 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 54 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej 477.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 20 persona kundër COVID-19.
Ndërkaq, 902 mijë e 076 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 459.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 936.
Janë një milion e 824 mijë e 629 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 18 prill, në Kosovë 16 raste të reja dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga COVID-19.