Tri vetura të dëmtuara në Zveçan dhe Leposaviq, Policia nis hetimet

Një kosovar ka raportuar dëmtim të veturës së tij në Zveçan më 1 qershor dhe një tjetër incident ka ndodhur në të njëjtën komunë në veri, ndërsa në komunën e Leposaviqit një person ka raportuar për dëmtim të veturës së tij nga tre persona të maskuar, policia është duke vazhduar hetimin në të tre rastet

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se një kosovar ka raportuar më 1 qershor se vetura e tij e cila ishte e parkuar në Zveçan, më 29 maj në ora 06:30-18:30, është dëmtuar nga persona të panjohur.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, rasti është raportuar te prokurori i shtetit për të marrë këshillat e duhura dhe hetimet janë ende në vazhdim.

Po ashtu, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën komunë në veri të vendit, një person kosovar ka raportuar se vetura e tij e parkuar më 20 maj në ora 06:20-23:00, është dëmtuar nga persona të panjohur.

Ndërkohë, rasti është njoftuar te prokurori i shtetit dhe hetimet janë ende duke vazhduar.

Gjithashtu, edhe në komunën e Leposaviqit më 1 qershor rreth orës 00:00, një person mashkull kosovar ka raportuar se tre të persona, të cilët dyshohet se kanë qenë me maska, ia kanë dëmtuar veturën.

Siç ka njoftuar Policia, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika