Tri vjet nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë, Vitia: Përjetë falënderues personelit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kujtuar dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë tri vjet më parë, ai është shprehur falënderues ndaj personelit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kujtuar dy rastet e para të corona virusit në Kosovë para tre viteve.

“Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike”, ka shkruar ministri Vitia.

“Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Foto e postuar në llogarinë e ministrit Vitia

Ministri Vitia është shprehur falënderues për stafin mjekësor që është kujdesur për qytetarët gjatë asaj periudhe.

“U jemi falenderues përjetë personelit shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion”, është shprehur ministri Vitia.

Tutja ai ka kujtuar të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që tanimë nuk jetojnë si pasojë e virusit COVID-19.

“Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika