Triumfi i “ushtarëve” të Radarit – Gazmend Maloku rikthehet me shëndet të plotë në Kosovë

Pas grumbullimit të rreth 67 mijë eurove nga “ushtarët” e emisionit Radar, Gazmend Maloku ka arritur t’i nënshtrohet me sukses ndërhyrjes mjekësore në Turqi dhe tashmë është gati të kthehet me shëndet të plotë në Kosovë

Djali i dëshmorit të kombit, Gazmend Maloku, ka kaluar me sukses trajtimin mjekësor në Turqi dhe këtë të enjte do të kthehet në Kosovë.

Ndërhyrja e tij në Turqi ka arritur të bëhet pas grumbullimit të rreth 67 mijë eurove nga “ushtarët” e emisionit Radar me Edita Dolin.

Ai do të jetë në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë në orën 13:00.

I biri i dëshmorit Imer Maloku, nëpërmjet një lidhjeje direkte telefonike nën emocione ka përshëndetur të gjithë ata që janë me emisionin Radar.

Më 23 mars, 35-vjeçari nga Juniku, i bashkoi shqiptarët brenda e jashtë Kosovës, në emisionin “Radar” në Radio Dukagjini.

Ai ka qëndruar në një hotel të Turqisë, në pritje të mbledhjes së shumës prej 50 mijë eurosh, shumë pa të cilën ishte pranuar për trajtim mjekësor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika