Trump apo Harris, Hoxhaj: Kosova, temë e dorës së dytë ose tretë në Amerikë

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në prag të përfundimit të zgjedhjeve në SHBA, komentoi se Kosova mbetet një temë e interesit të dorës së dytë ose të tretë në politikën amerikane. Ai tha se ndikimi i administratës së ardhshme varet edhe nga marrëdhëniet e SHBA-së me BE-në

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë pikëpamjet e tij lidhur me ndikimin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara në raportet e ardhshme të Amerikës me Kosovën, rajonin e Evropën.

Ai e bëri këtë koment duke folur për garën presidenciale që është në fazat e saj të fundit dhe për mundësinë e një mandati të dytë për Donald Trump ose fitoren e mundshme të Kamala Harris.

Sipas Hoxhajt, nëse Trump fiton përsëri, nuk duhet paragjykuar qasja e tij e re bazuar në mandatin e parë.

“Nuk do të duhej të paragjykojmë sjelljen e Trumpit në mandatin e dytë, për atë se si është sjellë në mandatin e parë për temat të cilat mund të jenë në rajon apo Evropë. Më shumë do të varet se si SHBA-të do ta ndërtojnë më BE-në. Se si do të shohin Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit, planin franko-gjerman, këtu mund të jenë indiciet e para”, ka thënë Hoxhaj në një linjë direkte në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai theksoi se çështja e Kosovës në politikën amerikane nuk është ndër prioritetet kryesore, duke e cilësuar si një temë që përbën interes të dorës së dytë ose të tretë.

Hoxhaj përmendi gjithashtu se historia ka treguar se qasjet ndaj Kosovës shpeshherë janë parë me skepticizëm fillimisht, duke përmendur si shembull mbështetjen e fortë të ish-presidentit George W. Bush për Kosovën.

“Por Kosova është më shumë një temë e diplomatëve sesa e politikanëve në Amerikë. Është një temë e dorës së dyte apo tretë. Në Evropë, Ukraina është tema kryesore që do të ketë vëmendjen e administratës së re. Nuk shoh ndonjë dallim… nuk pres ndonjë ndryshim të Amerikës në raport me Kosovën. Nuk e them si politikan, që të jem i kujdesshëm. Por iu referohem Xhorxh W. Bushit, i cili atëkohë ka qenë i paragjykuar në Kosovë. Dhe në Evropë. Por ka qenë prej njerëzve që e ka mbështetur më së shumti Kosovën”, ka shtuar Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika