Trump arrin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, dhe gruaja e tij, Melania, arritën në Shtëpinë e Bardhë, ku u pritën nga presidenti në largim, Joe Biden, dhe gruaja e tij, Jill.

Është hera e parë që dyshja takohen sot.

Pak momente më parë ne pamë anëtarët e familjes së Trump të hyjnë në ndërtesën e Kapitolit, ku presidenti i zgjedhur do të shkojë prej sot, raporton BBC.

“Mirë se vini në shtëpi”, i tha Biden Trumpit.

Ata do të ulen për çaj, përpara se të nisen drejt ndërtesës së Kongresit.

Takimi i çajit do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa lejuar mediat brenda.

Ndryshe, në ceremoninë e inaugurimit marrin pjesë edhe personalitete nga Kosova.

Nga Presidenca e Kosovës u konfirmua se presidentja Vjosa Osmani ka vendosur të dërgojë një delegacion në krye me ambasadorin e Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë gjithashtu pjesë në këtë ngjarje, ashtu si edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika