Presidenti amerikan Donald Trump është planifikuar të presë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ka njoftuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Vizita vjen pasi SHBA vendosi një tarifë prej 17% për mallrat izraelite.
Tani raportohet se Trump është duke negociuar në mënyrë aktive një marrëveshje të veçantë tregtare me Izraelin dhe vende të tjera, shkruan Reuters, përcjell Dukagjini.
Vizita vjen gjithashtu në mes të zgjerimit të operacionit tokësor të Izraelit në Gazën veriore, pas rënies së një armëpushimi dy mujor me Hamasin muajin e kaluar.
Bëhet e ditur se Trump dhe Netanyahu folën në telefon të enjten dhe presidenti tha se Gaza ishte një “problem i madh” që ai shpresonte ta zgjidhte.
“Kjo është një tjetër gjë që duam të trajtojmë”, tha ai.
“Gaza është shumë e rëndësishme. Ajo ka qenë nën rrethim për shumë e shumë vite”, shtoi Trump.